Ish-kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) Petrit Gashi, ka falënderuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, për ndihmën e dhënë në largimin e uzurpatorëve nga pronat publike, raporton Ekonomia Online.
Gashi gjatë intervistimit në komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, tha se Veseli sa ishte në krye të Kuvendit, i ka mbështetur në këtë drejtim. Ish-kryesuesi i Bordit të AKP-së, më tej ka shtuar se e për një mbledhje të bordit ata kanë marrë mbi 3 000 euro si kompensim.