Gashi: Ka ende shumë punë për zbatimin e Ligjit për Obiliqin

Obiliq | 22 Qer 2020 | 11:41 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur në takim për të diskutuar për ambientin Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me një grup deputetësh dhe Avokatin e Popullit Hilmi Jasharin, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se qytetarët e Obiliqit si pasojë e ndotjes së ajrit përballen me sëmundje të ndryshme.

Sipas tij, ka ende shumë punë për zbatimin e Ligjit për Obiliqin.

“Qyteti i dritave nuk është i vetëm në betejën kundër ndotjes së ambientit, por e kemi edhe zonjën e parë në shtetin tonë. Ligji i Obiliqit ka ndodh si produkt i problemeve ambientale që kemi pasur në vazhdimësi”.

“Ligji është iniciuar në vitin 2012-13 dhe është realizuar leximi i dytë më 30 nëntor të vitit 2016. Pastaj procedurat ligjore, dekretimi i Presidentit dhe nga viti 2017 dhe është në fuqi”.

“Ka ende shumë për të bërë për ligjin sepse ende nuk është plotësuar, mirëpo prezenca e Osmanit tregon që ne edhe më tutje bashkë do të punojmë për ndaljen e ndotjes në komunën tonë”.

 “Kemi probleme të natyrave të ndryshme të sëmundjeve malinje dhe respiratore”.

Avokati i Popullit Hilmi Jashari, tha se Ligji për Obiliqin është rikuperim i dëmeve të shkaktuara në këtë qytet, raporton EO.

“Bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve të vendit, nuk bëhet fjalë për një diskriminim pozitiv siç flitet, në fakt tendenca është rikuperimi i dëmeve që janë bërë”.

Të ngjashme