Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje konsiderohet si qeverisja më e dobët në historinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Gashi ka thënë se nën udhëheqjen e VV-së janë katër vite të dështuara.
“Kjo legjislaturë me këtë qeverisje mund të konsiderohet si qeverisja me e dobët në historinë e Kosovës. Është karakterizuar me shkelje të vazhdueshme dhe të përsëritura të Kushtetutës nga ana e qeverisë… për keqardhje katër vite nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje, janë katër vite të dështuara”, u shpreh Gashi.