Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala pas fjalimit të Frashër Krasniqit tha se është e ndjeshme dhe problematike që për proces gjyqësor të flitet në Kuvend, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, kjo po i vë në pozitë të vështirë, madje ai ka kërkuar nga Krasniqi që të përmend me emër kush nga LDK, aktivistët e VV-së të akuzuar për sulm ndaj Kuvendit, i ka quajtur terroristë.
“Rasti juaj është kthyer në rigjykim dhe nëse ju kërkoni që të mos ndërhyhet atëherë nuk duhet të hapet as debat. Nëse ju thoni që deputetë tonë iu kanë quajtur terroristë atëherë ju lus t’i përmendni me emër e mbiemër se kush janë ata”.