Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për të ardhur në pushtet ka përdorur dhunën.
Albin Kurti është shembulli tipik i një lideri që kekqpërdor besimin qytetar, tha Gashi.
Postimi i plotë:
Kryeministri më jetëshkurtër në Qeveri dhe me dëmet më të mëdha në historinë 20 vjeçare të Kosovës. Kështu mund të përkufizohet me pak fjalë ky lider i dhunshëm politik.
Për të ardhur në pushtet, ky njeri, përdori dhunën, të cilën e arsyetoi dhe e mbështjelli me disa gjoja parime, të cilat i harroi shpejt.
Na çuditi të gjithëve, në fakt.
Për të mbajtur pushtetin ai u soll si pacifist duke kompleksuar edhe Gandizmin.
Ai ndërtojë çdo kauzë deri te pushteti dhe theu çdo parim si mënyrë për të arsyetuar mbajtjen e tij. Por, ja që naiviteti i tij e bëri kamikaz politik.
Albin Kurti është shembulli tipik i një lideri që kekqpërdor besimin qytetar.
Ai për interesa ideologjike, la vendin në gjendjen më të rëndë pas vitit 1999! Ai e la Kosovën pa mundësinë që të përballet me Pandeminë e shkaktuar nga COVID-19.
Albin Kurti po e len Kosovën në marrëdhëniet më të rënduara me miqtë, sidomos ata amerikanë, të cilët i tradhëtoi për interesa ideologjike.
Ky KM për 45 ditë Kosovës ia humbi 2 MILIARD DOLLARË investime dhe 200 MILIONË DOLLARË asistencë financiare.
Ky KM që rrejshëm shqetësohej për të rinjë e papunë, ia humbi Kosovës 2000 vende pune nga projektet që i dështoi.
Ky KM e ktheu Serbinë prej një pozite armiqësore me SHBA-të në një shtet partner të tyre.
Ky KM ia dha mundësinë Serbisë që të kërkoi, atë që e don qe 150 vjet, kordiorin për daljen në Adriatik.
Fatkeqsisht, ky KM asgjë të mirë nuk po i len Kosovës! Vetëm i’a rrembeu të ardhmën e saj!