Gashi: Kurti po ikën nga debati parlamentar dhe televiziv sepse ia zbardh përgjegjësinë e dështimeve

Prishtinë | 09 Jan 2025 | 20:17 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për deputet, Arben Gashi, ka komentuar shmangien që po e bën kryeministri Albin Kurti si ndaj Kuvendit, ashtu edhe mediave dhe debateve televizive.

Sipas Gashit, Kurti po ikën sepse llogaridhënia parlamentare nuk duhet të bëhet, sepse nxjerr në pah Martinat, Ngagipat, Rozetat – hajnat që fshihen pas skemave të tij”, ka shkruar Gashi, në Facebook

POSTIMI i PLOTË:

Në Parlament i ik debatit. Në interpelanca nuk paraqitet. Komisionet hetimore parlamentare i paralizon. Debateve televizive iu shmanget. Dhe së fundmi, i paska ndaluar gjithë ekipin garues të LVV-së që të mos paraqiten askund.

Sepse për të:
👉 Llogaridhënia parlamentare nuk duhet të bëhet.
👉 Hetimi parlamentar duhet të ndalohet, sepse i nxjerr në pah Martinat, Ngagipat, Rozetat – hajnat që fshihen pas skemave të tij.
👉 Debati parlamentar dhe televiziv ia zbardh përgjegjësinë e dështimeve.

Ky është Albin Kurti dhe kjo është qeverisja e tij 4-vjeçare. Tashmë është e qartë: Kosova ka nevojë për ndryshim!

Koha është për veprim – bëhu ndryshimi!

Të ngjashme