Gashi me video si Kurti: A ka ndonjë gjetje nga mbledhja e 100-të e qeverisë? (VIDEO)

Prishtinë | 12 Tet 2022 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke i thënë se nga ai kërkohet të punojë.

Gashi, me anë të një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Kurti presin punë dhe se ai është dështuar.

“Mirëmëngjesi kryeministër. A ka ndonjë gjetje nga mbledhja e 100-të e qeverisë? Apo, ti duhet të punosh ndonjë gjë që të kesh rezultat, nga ti presim projekte dhe punë konkrete, për ndryshe je i dështuar”,ka thënë Tahiri.

Ky reagim i Gashit vjen pasi sot kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një videoje ka folur për mbledhjen e 100-të të Qeverisë së Kosovës që mbahet këtë të mërkurë.

Kurti bën të ditur se në këtë mbledhje do të flasin për të gjeturat e ministrive në këtë periudhë qeverisese dhe do të votojnë 12 pika që janë në rendin e ditës, njofton Klankosova.tv.

Mes tjerash, Kurti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të përcjellin mbledhjen.

“Sot mbajmë mbledhjen e 100-të të qeverisë. Do të flasim për të gjeturat e ministrive në këtë periudhë qeverisëse e do të votojmë në 12 pika të rëndësishme për të cilat ju ftoj t’i ndiqni drejtpërsëdrejti, pas pak, në faqen e Qeverisë së Kosovës e në të timen po ashtu”, shprehet Kurti në videon e publikuar.

Të ngjashme