Gashi: Ministrat dhe deputetët që s’e njohin shtetin duhet shkarkuar

Prishtinë | 04 Jan 2017 | 15:55 | Nga

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se të gjithë ministrat e Qeverisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, të cilët kanë deklaruar që e njohin për kryeministër, kryeministrin e Serbisë, duhet të shkarkohen.

“Gjithashtu, deputet e Kuvendit që nuk e njohin shtetin e Kosovës, duhet ta humbin mandatin”.

“Kjo sjellje përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës, dhe për pasojë, ky grup individësh nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme