Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se në bisedimet për një bashkëqeverisje fokusi kryesor duhet të jetë programi politik dhe jo ndarja e pozitave, raporton Ekonomia Online.
Ai theksoi se prioritet është arritja e një pajtueshmërie për qeverisjen e vendit, ndërsa çështja e funksioneve do të trajtohet vetëm në fund të procesit të diskutimeve.
“Nuk po flasim për pozita, po flasim për program, për ide, për bashkëqeverisje, për të ardhmen. Pozitat janë pika e fundit që do të flasim, besoj”, tha ai.
I pyetur se cili do tw ishtw njw kandidat pwr president, Gashi tha se ka plot.
“Ka boll. Sa të doni. Plot ka, s’po di.Nuk jemi në atë pikë, nuk e di çka kemi me diskutuar”, tha ai.
Gashi ka thwnw se ky takim wshtw ftuar pwr t’u treguar se çfarw wshwt dikstuar nw takimin e mbrwmshwm mes Kurtit e Abdixhikut.
“Nuk po merrem me bashkëqeverisje hiç. Tash na kanë thirrur me na treguar çfarë kanë diskutuar dje. Gjithsesi, në parim unë kam thënë edhe dy palë zgjedhjet e kaluara që nuk ka vija të kuqe për askënd dhe s’duhet të ketë. Por duhet të shohim programin, duhet të shohim idetë, duhet të shohim të ardhmen e Kosovës, duhet të shohim se si do të qeveriset vendi, duhet të shohim cili është raporti i Kosovës me partnerët ndërkombëtarë. Këto janë temat kryesore. Nuk është me rëndësi cili individ e cilin funksion ka, apo se kush çka po grabit. E jona është me parë a mundemi me e bërë një program për bashkëqeverisje dhe në bazë të këtij programi, pastaj kush janë njerëzit që mund t’i shtyjnë përpara”, tha ai.
