Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka vizituar komunën e Kaçanikut, ku ka inspektuar punimet në Palestrën e Sportit.
Gashi me këtë rast tha se në fillim të vitit 2019, ky projekt do të jetë gati për sportitëte e kësaj komune, ngase sipas tij, punimet këtu janë zvarritur, raporton Ekonomia Online.
“Një investim i MKRS, një projekt i lënë anash në të kaluarën dhe tani kemi më një fazë krejt tjetër, një dinamikë e punimeve dhe qëllimi i vizitës është inspektimi nga afër i punimeve. Kemi ardhur për të kërkuar nga operatori ekonomik e cila po realizoj punimet në këtë objekt që të i intensifikoj punimet në mënyrë që këtë palestër sportive ta kemi të gatshëm në fillim të vitit 2019 në mënyrë që të rinjve të Kaçanikut e sportistëve të ua dorëzojmë këtë objekt gjigant sportiv të cilin investon MKRS”, tha Gashi.
“Bashkë me kryetarin dhe kompaninë u pajtuam që të kemi një shtim të intensitetit edhe në këtë pjesë të fundit të vitit aktual, MKRS do të përkrah edhe me mjete financiare këtij projekti në mënyrë që ta përmbyllim në një afat rekord sepse Kaçanikut i mungon një palestër e tillë dhe sportdashësit mund ta shfrytëzojnë për shumë lloje të sportit”, tha ai.
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi falënderoi ministrin për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve.
Edhe Ilazi shpreson që Salla të përfundojë në fillim të vitit tjetër, ai ka kërkuar nga kompania që po kryen punimet që të punojë me intensitet të shtuat, raporton EO.
“Qëllimi i vizitës ka qenë inspektimi i punimeve të sallës sportive të kësaj komune, siç e dini një projekt i filluar mjaftë herët dhe nuk ka arrit të përfundohet një projekt i harruar dhe falënderoj ministrin për kujdesin e tij që nga fillimi e deri me tani pikërisht qëllimi i vizitës se ministrit ka qenë shtimi i dinamikës së kësaj punë”, tha Ilazi.
“Kohët e fundit kemi një dinamik të kësaj kompanie dhe shpresojmë që me mbikëqyrjen që do të ketë nga niveli qendror dhe shqetësimet që do të ngriten shpresojmë që deri në fund të vitit së paku të përafrohet pjesa dërrmuese e kësaj pune për të na mbetur më pas pak punë për në pranverë”.
“Komunës se Kaçanikut i ka munguar për shumë vite një objekt i tillë pasi që sportistët tanë nuk kanë pasur mundësi deri me tani në asnjë hapësirë të zhvillojnë aktivitetet sportive”, shtoi Ilazi.