Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi (MKRS), ka marrë pjesë në Panairin e Librit në Ferizaj, të organizuar nga klubi letrar “De Rada”, raporton Ekonomia Online.
Gashi tha se MKRS do të vrazhdojë t’i mbështes gjitha shtëpitë botuese dhe bibliotekat për furnizimi me libra.
“Jam i lumtur që jam shpesh në Ferizaj për të promovuar projekte dhe nga ato investime të shumta që kemi sot jemi në ngjarje të veçantë të një fillimi të organizimit të ri të panaireve në Ferizaj, që po shndërrohet në një çerdhe të promovimit të librit”, tha ai.
“Nuk është risi, MKRS-ja ka furnizuar me libra gjitha bibliotekat komunale dhe kemi furnizuar edhe bibliotekën në Kosovën lindore, edhe Tuzi, se shpejti edhe Ulqinit do t’i japim mbështetje”, tha Gashi.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, tha se ndjehet i lumtur që Ferizajt iu shtua ky aktivitet i cili i kishte munguar këtij qyteti kulturor, raporton EO.
“Ndjehem mirë sot si kryetar komune që jemi në ngjarje të veçantë për komunën, për qytetarët, krijuesit, lexuesit, shtëpitë botuese sepse Ferizaj tashmë i njohur për epitetin e shumë ngjarjeve kulturore e kishte një ngjarje të munguar”, tha Aliu.
“Sot është kjo krye ngjarje që janë bërë në bashkëpunim mes komunës dhe MKRS-së, falënderoj klubin letrar “De Rada” që kanë bërë sot Ferizajn të frymoj me ndryshe”, tha ai.