Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Obiliqit nga Inciativa Qytetare, Xhafer Gashi ka përfunduar asfaltimin e rrugës “Viktoria”, në fshatin Llazarevë dhe rruga “Shkodra” në fshatin Milloshevë.
Gashi tha se në qeverisjen e ardhshme do të ofrojnë kushtet më të mira infrastrukturore.
Postimi i plotë:
Ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Viktoria” segmenti 1 dhe 2 në fshatin Llazarevë dhe rruga “Shkodra” në fshatin Milloshevë”. Jemi #bashkë për ofrimin e kushteve sa më të mira infrastrukturore! T’i gëzoni qytetarë! Xhafer Gashi