Gashi nënshkruan Rregulloren e Punës së Këshillit Drejtues të Institutit Arkeologjik të Kosovës

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë, Kujtim Gashi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka nënshkruar Rregulloren e Punës së Këshillit Drejtues të Institutit Arkeologjik të Kosovës (IAK), ku thotë se do të jetë mbështetja e tij e pakompromis për shtetin dhe institucionet me bazë të rregulluar ligjore, ku ligji do të ketë fjalën kryesore në çdo punë dhe veprim.

Postimi i plotë i Gashit:

Instituti Arkeologjik i Kosovës është ndër institucionet më të rëndësishme të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, dhe institucioni kryesor për shkencën e arkeologjisë në vendin tonë.

Në Mars të këtij viti kam emëruar Këshillin Drejtues të IAK-ut, me njerëz kredibil e profesionist, të cilët pas një pune të shkëlqyer kanë përgatitur Rregulloren e Punës së Këshillit të IAK-ut, kurse janë në përfundim e sipër edhe të statutit të IAK-ut, dokumente të cilat janë bazë e infrastrukturës ligjore të Institutit.

Sot kam nënshkruar Rregulloren e Punës së Këshillit Drejtues të IAK-ut dhe kam theksuar mbështetjen time të pakompromis për shtetin dhe institucionet me bazë të rregulluar ligjore, ku ligji do të ketë fjalën kryesore në çdo punë dhe veprim. KG

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme