Avokati Tomë Gashi thotë se nesër bëhen 6 muaj që nga vdekja e ish aktivistit të VV-së Astrit Deharit dhe sipas tij edhe pas kësaj periudhe ende nuk dihet pse u vra ai.
Gashi thotë se Qeveria po hesht rreth gjithçka që ka të bëjë rreth vdekjes së Deharit, madje thotë se me heshtje nuk mund të shndërrohet vrasja në vetëvrasje.
Postimi i Gashit:
NË PRAG TË 6 MUJORIT TË VRASJES SË ASTRIT DEHARIT
Nesër bëhen 6 muaj nga vrasja e aktivistit të Lëvizjës VETËVENDOSJE! Astrit Deharit.
-Edhe pse u bënë 6 muaj ende nuk e dijmë pse e vranë Astritin ?
-Edhe pse u bënë 6 muaj ende nuk e dijmë kush e vrau Astritin ?
-Edhe pse u bënë 6 muaj ende nuk e dijmë si u vra Astriti ?
Pa u bërë 6 muaj nga vrasja e Astritit vdiq në burg dëshmitari kryesor.
Për të gjitha këto Qeveria heshtë! Me heshtje nuk mund të shëndrrohet vrasja në vetëvrasje.