Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi ka ngushëlluar kryeministrin Ramush Haradinaj për ndarjen nga jeta të babait të tij, Hilmi Haradinaj përmes një telegrami ngushëllimi.
Në telegram thuhet se i ndjeri Haradinaj gjatë gjithë jetës së tij ka dhënë kontribut historik për Kosovën dhe popullin e saj.
Telegrami:
“Me rastin e vdekjes së babait tuaj Hilmi Haradinaj, në emrin tim dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për Hilmi Haradinajn, i cili gjatë jetës së tij ka dhënë një kontribut historik për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj”, përfundon telegrami.