Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, takoi sot koordinatoren e sektorit të energjisë dhe zëvendësdrejtoreshën e KFË-së, Ganimete Huruglica.
Në këtë takim, u diskutua gjetja e mundësive që komuna e Obiliqit të ketë qasje në sistem të koogjenerimit, një mundësi e tillë e garanton Ligji për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij.
Huruglica tha se kërkesën e komunës do ta bartë në kompaninë austriake e cila është duke punuar në hartimin e një master-plani.
Ky master-plan, parasheh dy komponente të rëndësishme, atë ekonomik dhe ekologjik.
Komponenta ekologjik i këtij master-plani i ofron mundësi reale komunës që të jetë përfituese në sistem të kogjenerimit. Po ashtu u diskutua edhe për studimin e fizibilitetit.