Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është shprehur i lumtur që iu rritën pagat punëtorëve profesional të trashëgimisë kulturore.
Gashi ka bërë të ditur se kjo do të jetë dekada e re e artit, sportit dhe kulturës.
“Pas propozimit tim drejtuar komisioneve parlamentare, sot Kuvendi i Kosovës miratoi rekomandimet edhe për një rritje të pagave për krijuesit, përformuesit dhe punëtorët profesional të trashëgimisë kulturore. Siç dihet, pagat për këto kategori të krijuesve të artit u rriten edhe në shtator të vitit të kaluar. Dekada e Re do të jetë e artit, sportit dhe kulturës”, tha Gashi.
Lexo edhe: Rriten pagat e krijuesve dhe performuesve të artit dhe kulturës