Krijoni një kulturë të shëndetshme në kompani

Prishtinë | 09 Kor 2023 | 07:13 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht ciklit të lajmeve të furishme, ka shumë kompani të teknologjisë me kultura të ngurta dhe të vlefshme të cilat janë të rrënjosura në integritet dhe mirësi.

Kultura e kompanive të teknologjisë është kritikuar shumë në lajme së fundmi, për shkak të mungesës së shumëllojshmërisë, promovimit të ekzekutivëve të mëdhenj pavarësisht performancës së tyre, dhe disa ankesa tjera nga punonjësit ose kontraktuesit. Pavarësisht këtij cikli të lajmeve, ka shumë kompani të teknologjisë me kultura solide dhe të vlefshme të cilat janë të rrënjosura në integritet dhe mirësi.

Por, si t’i bashkoni të gjithë në kulturën e kompanisë tuaj? Si t’i bëni ta zotërojnë atë dhe ta ndajnë, jo vetëm pse po iu thoni ju? Ideja duket kalimtare, por me të vërtetë fillon me ekipin ekzekutiv. Unë kam dhënë disa ide më poshtë të cilat do ju ndihmojnë të kuptoni se si të krijoni një kulturë të kompanisë të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse e cila do ju mbajë në lajme vetëm për suksesin tuaj të pabesueshëm.

Bëhuni gjithëpërfshirës

Ju nuk duhet të krijoni një kompani me njerëz të cilët janë si ju, kështu që promovimi i një kulture të kompanisë duhet të vijë nga përfshirja. Është vitale në promovimin e një kulture të shëndetshme të kompanisë për të marrë reagime nga punonjësit, dhe të mirëprisni pikëpamje të shumëllojshme, veçanërisht nga gratë dhe njerëzit me ngjyrë të cilët janë të nënpërfaqësuar në kompanitë e teknologjisë. Gjithëpërfshirja gjithashtu kërkon që të lartësoni ndryshimet personale, jo vetëm t’i pranoni ato.

Jetoni vlerat tuaja

Vlerat vendosen nga personaliteti i udhëheqjes. Si trajtoni ekipin nga brenda, si trajtoni stafin dhe si jetoni jetën janë reflektime direkte të kulturës së kompanisë. Kur trajtoni ekipin tuaj në një mënyrë të sinqertë, të sjellshme dhe të dobishme, ato vlera pasqyrohen nga ata të cilët iu shikojnë. Këto vlera duhet të vijnë personalisht nga ekipi udhëheqës në kompani, i cili dëshmon se për çfarë është kultura e kompanisë.

Zgjeroni kulturën e kompanisë tek konsumatorët tuaj, dhe bëni që edhe punonjësit të bëjnë të njëjtën gjë

Nuk është e mjaftueshme të dëshmoni vlerat tuaja vetëm me stafin dhe ekipin, kultura e kompanisë tuaj bëhet më e fuqishme kur zgjerohet në mënyrën se si trajtoni konsumatorët dhe lidhjet me konsumatorët. Nëse trajtoni konsumatorin në një mënyrë të pandershme, si do të ndihet stafi se po i trajtoni ata kur nuk shikojnë?

Nëse dëshironi të keni një kompani të cilës i intereson, ju duhet të kujdeseni dhe të vlerësoni konsumatorët tuaj. Si trajton ekipi ekzekutiv konsumatorët iu tregon të gjithëve në kompani jo vetëm se si të trajtojnë konsumatorët me respekt dhe dinjitet, por si të trajtojnë njëri tjetrin me respekt dhe dinjitet, gjithashtu.

Për më tepër, mënyra më e mirë për të fuqizuar punonjësit të marrin zotërimin e kulturës së kompanisë është t’i inkurajoni ata të bëjnë gjënë e duhur me konsumatorët. Ata ndihen sikur përçojnë kulturën e kompanisë, dhe prandaj ndjejnë zotërimin ndaj kulturës së kompanisë. Ju mund t’iu tregoni njerëzve për kulturën e kompanisë sa të dëshironi, por nëse punonjësit tuaj nuk mund t’a përçojnë atë, ata nuk do të jenë pjesë e saj.

Pranoni gjërat negative

Ne të gjithë bëjmë gabime, është pjesë e natyrës njerëzore të provojmë dhe të dështojmë. Por, nëse ekipi juaj ekzekutiv fsheh dështimet, nuk kërkon falje, ju do të keni një kulturë të kompanisë e cila shpejtë bëhet e dëmshme.

Varet nga ju që të jepni shembull të pranimit të dështimit me mirësi, dhe rregullimit të gabimeve sa më shpejtë që është e mundur. Kjo e bën më të sigurtë që ekipi juaj të vijë tek ju me gabime dhe të pranojë dështimet. Kjo forcon kulturën e kompanisë tuaj në shumë mënyra. Gjithashtu, pa pranuar gabimet, asgjë nuk mund të mësohet apo të rregullohet.

Punësoni për parime të fuqishme

Punësimi është mënyra më e mirë për t’u siguruar se ju po krijoni një kulturë të fuqishme të kompanisë. Kur ekipi juaj punëson, tregohuni të qartë për vlerat që po kërkoni që ata të punësojnë njerëz me parime, pavarësisht preferencave të tyre personale. Lartësimi i ndryshimeve personale në kulturën e kompanisë nuk bie ndesh me mirëmbajtjen e vlerave profesionale të cilat janë pjesë e një biznesi të mirë: sinqeriteti, integriteti, kujdesi, mirësia, komunikimi, transparenca. (Etrepreneur)

Të ngjashme