Koalicioni LAA presin që të mërkurën ku do të takohen shefat e grupeve parlamentare PAN-i do ta propozojë një datë për vazhdimin e seancës.
Arben Gashi, deputet i koalicionit LAA ka thënë për “Zërin”, se të mërkurën presin që PDK të tregojë datën kur deputetet mund të vinë në seancë. Sipas tij nuk ka hapësirë për asnjë negocim mes palëve.
“Të mërkurën partia Demokratike e tregon datën kur deputetet munden me ardh është shumë e thjeshtë. Nuk është mundësia që të negociohet për kurrfarë kushtesh përveç se të tregojnë datën për vazhdimin e seancës”, ka thënë Gashi.