Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka vlerësuar se arrestimi i ditës së djeshme i Marko Gjuriq, nuk ishte realizuar në koordinim të mirë me qeverinë dhe kryeministrin.
“Për më shumë se 24 orë që nga arrestimi nuk ka pasur ndonjë reagim të qeverisë apo nga ana e kryeministrit”.
“Kryeministri siç duket ka qenë pak i përfshirë në vendimmarrje, në një aksion që do të duhej të ishte i përfshirë” është shprehur Gashi, në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.
Ai tha se ka mundësi që zhvillimet e brendshme në qeveri kanë sjellë një situatë të tillë që, sipas tij, mund të shkaktojë probleme në qeverisje.
Gashi vlerësoi se situata ndonëse duket e qetë, ka tensione dhe ka zhvillime brenda vendit ne Beograd si dhe ne rrafshin ndërkombëtare.
“Duhet të jemi të përgjegjshëm në kuptimin e sjelljes politike sepse mund të shkaktojmë dëm në aspektin vendor dhe ndërkombëtar”.
“Ka një momentum të mire, por kjo mund të humbet në qoftë se bëjmë sjellje të papërgjegjshme” deklaroi Arben Gashi.