Kryetari i Obiliqit, njëherit edhe anëtar i AAK-së, Xhafer Gashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se mburret me rrugëtimin e përbashkët me kryeminstrin Ramush Haradinaj.
Sipas tij, familja e Haradinaj ka sakrifikua shumë për lirinë e vendin, prandaj edhe ka dëshmuar se lufta e UÇK-së është e pastër.
Aktin e dorëheqjes së kreut të Qeverisë, ai e ka quajtur nder dhe guxim për popullin.
Postimi i plotë i Gashit:
Mburrem që nder vite rrugëtuam bashkë, si në luftë ashtu edhe në paqe, jo rrallëherë familja juaj dhe t’i Ramush ishit para sfidave dhe u sakrifikuat, përjetuam luftën, ju ishit përherë në ballë të saj, patet çfarë t’i jepni lirisë!
Ja dhuruat me të dashurit tuaj, dy lulet më të bukura ia dhuruat lirisë, Luanin dhe Shkëlzenin, pothuajse të gjithë anëtaret e familjes pikuan gjak, nga plagët e marra për liri.
Punove shumë edhe në qeverisjen e atëhershme sa ishe Kryeministër në 100 ditë, pavarësisht te gjitha rrethanave kur drejtësia ndërkombëtare ta kërkoj të dëshmosh për Luftën e UÇK, t’i e bërë po të njëjtin veprim nuk e përule vendin ofrove dorëheqjen dhe shkove atje si luftëtarë i lirisë e mbrojte me dinjitet luftën e UÇK-së.
Duke falënderuar popullin e Kosovës, ti u riktheve përsëri aty ku duhet të ishe, duke thënë dhe vet se kemi shumë punë për të bërë, për ta çuar në vend Amanetin e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan e Shkëlzen Haradinajt, Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Agim Ramadanit, Sali Qekaj, e shumë e shumë heronjve dhe dëshmoreve.
E bërë realitet Ushtrinë dhe fal guximit tuaj u morën aq shumë vendime të rëndësishme.
S’ishte fare e lehtë qeverisja në proceset të cilat po i kalon vendi ynë. I the Stop të keqes “Serbisë”,me vendosjen e taksës, kjo na bëri që secili qytetar të ndihet i dinjitetshëm dhe të ndjej shtetin.
Kombi ynë ka burra të guximshëm, tani prapë nderove popullin me guxim tënd. Po sakrifikon veten që Kryeministri i Kosovës mos të ulet në bankën e të akuzuarit , e thënia: “S’ka rëndësi kush rrëzohet e çohet, veç KOSOVA le të mbetet” , ju dhe Kosova asnjëherë nuk do rrëzoheni.
Luftëtari i lirisë,Gjeneral Ramush Haradinaj, jemi me ty!
Miku juaj, Xhafa