Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, mori pjesë në përurimin e Stadiumit të Qytetit “Agush Isufi” në Kamenicë, raporton EkonomiaOnline.
Gashi tha se punimet për këtë stadium janë stërzgjatur, andaj e kanë marr me prioritet përfundimin e tij.
Tha se projektet e nisura do t’i finalizojnë shumë shpejt.
“Më vjen mirë që më në fund po e përurojmë këtë investim tonin të MKRS-së, ka qenë një stërzgjatje e disa projekteve që kanë qenë në komunën tuaj, e kemi një përkushtim të veçantë për këtë komunë, e cila ndoshta nuk ka pas përkujdesje për ministritë e kaluara. jam i interesuar që edhe ky projekt edhe pallati i sporteve dhe qendra rinore të përfundojnë sa më shpejtë” tha Gashi.
Poashtu u nënshkruam edhe dy memorandume në mes të ministrisë së sportit dhe komunës së Kamenicës për avancimin e stadiumit ngritjen e tribunave.
“Sot poashtu jemi këtu edhe për të nënshkrua edhe një marrëveshje të re, dy memorandume për financimin edhe të dy projekteve tjera është fjala për avancimin e këtij stadiumi ngritjen e tribunave, sepse besoj që ky stadium do të jetë në shërbim të klubeve elitare, poashtu edhe memorandumin për qendrën e rinisë” shtoi Gashi.
Përveç investimeve në infrastrukturën sportive ministri Gashi premtoi edhe investim prej 660 mijë euro për në trashëgimi kulturore.
“Pjesë e investimeve të ardhshme do të jenë edhe 660 mijë euro për komunën e Kamenicës. Pjesë e investimeve tona do të jenë edhe disa objekte të trashëgimisë kulturore, për kompleksin ‘Rexhep Mala’ poashtu edhe projekti për kullën e ‘Nuhi Berishës’”, tha ai.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, falënderoi ministrin Gashi për përkushtimin e tij që ky projekt të përfundojë sa më parë.
“Kjo është faza e parë nënshkruam memorandumin me ministrin për pjesën e dytë të studionit për dy vitet më vazhdim. Po dua me falënderua veçanërisht ministrin që për këtë kohë të shkurtër që ka pas një angazhim shumë ma ta madh, se ne e dimë që në Komunën e Kamenicës edhe çështja e studionit edhe palestrës kanë qenë sfida që më shumë se një dekadë kanë mbet të papërfunduar, e ma në fund me një përkushtim të stafit të ministrisë më në fund po e përurojmë stadiumin”, përfundoi ai.