Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, ka prezantuar para deputetëve Projektligjin për Kryeqytetin, me rekomandim të kryeministrit.
“Ky ligj është miratuar nga Qeveria dhe Prishtina si kryeqytet do të trajtohet si i veçantë”.
Ai ftoi deputetët ta miratojnë këtë projektligj, raporton Ekonomia Online.
Nait Hasani ka paraqitur raportin e komisionit funksional. Ai tha se projektligji ka disa të meta të cilat nuk kanë mundur t’i ndryshojnë, ngase është bërë nga modelet e kryeqyteteve të tjera, por është bërë si bashkim modelesh të disa kryeqyteteve.
“Komisioni ka shqyrtuar në parim projektligjin. Mendoj që ky projektligj duhet të kaloj dhe si komision kemi mundësinë ta ndryshojmë. Ky projektligj ka disa të meta të cilat nuk kemi mundur t’i ndryshojmë sepse një nga gabimet që është bërë gjatë trajtimit se ky nuk është bërë nga modelet e kryeqyteteve tjera, por është bërë si bashkim modelesh të disa kryeqyteteve. Ky i ka çështjen e policisë dhe shëndetësisë që trajtohen në mënyra të ndryshme. Ne do të angazhohemi që ndryshimet t’i bëjmë në të ardhmen”, tha Hasani.