Gashi prezanton të arriturat e vitit 2018, për lahutën ka pritur reagimin e Shqipërisë

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 14:08 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi ka mbajtur konferencën e fundvitit për medie ku ka shpalosur të arriturat e kësaj ministrie gjatë vitit 2018.

Gashi si ndër suksesin më të madh të 2018 e konsideron rritjen e pagave për 50% më shumë për krijuesit, performuesit dhe punëtorët e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

“MKRS ka vazhduar me përmbushjen e objektivave duke krijuar një mjedis institucional për zhvillimin e fushave duke promovuar identitetin kulturor”.

“Ngritja e pagave dhe për herë të parë ky komunitet ka paga 50% më të larta dhe ka qenë njëri ndër vendimet më të mira të krijimit të një page të dinjitetshme për punëtorët e kulturës”, tha ai.

Gashi tha se si një e arritur e veçantë është nënshkrimi i kalendarit të përbashkët me Shqipërinë për aktivitetet e përbashkëta dhe një afrim më të madh në mes institucioneve të të dyja shteteve.

“Kemi nënshkruar kalendarin e përbashkët me ministrinë e kulturës në Shqipëri dhe kemi shënuar aktivitete të shumta një bazë e mirë për bashkëpunimin mes institucioneve”.

Pore kreu i MKRS-së, ka pritur që shtetit shqiptar të reagonte mas futjes së lahutës në UNECSO si instrument i Serbisë.

“Serbia është anëtare e UNESCO-s dhe ne nuk jemi, ne nuk jemi anëtar dhe UNESCOS nuk e njeh Kosovën ndoshta është dashur me reaguar Shqipëria për këtë. Për gjithë instrumentet ne kemi një lëndë të plotë që kemi materializuar, por përderisa nuk jemi anëtarë të UNESCO ne nuk mundemi t’i adresojmë”, tha ai.

Ai tha se që nga pas lufta, në vitin 2018 ka qenë shuma më e lartë që janë përkrahur aktivitetet nga ana e MKRS-së.

“Kemi përkrah aktivitete në shumën 1 milion e 400 mijë euro shumë më e madhe pas luftës sa i përket aktiviteteve kulturore”.

Gashi tha se ligjet që priten të miratohen në vitin 2019 do të jenë lehtësues në zbatimin e shumë aktiviteteve që janë në kuadër të ministrisë.

“Ligji për teatro, filarmoni dhe balet, teatrot do trajtohen me këtë ligj sepse gjendja e tyre ka qenë e keqe. Vitit 2019 teatrot do trajtohen me ligjin e ri dhe do kenë mbështetjen teknike e financiare”, shtoi Gashi.

Gashi po ashtu përmendi sukseset e Kosovës jashtë vendit, ndër to më e suksesshmja sipas tij është përfaqësimi i Kosovës në Bienalen e Venedikut.

“Një e arritur e veçantë ka qenë përfaqësimi i suksesshëm i Kosovës në ngjarje të rëndësishme siç ka qenë në Bienalen e Venedikut ku aty pavijoni i Kosovës ka qenë ndër më të vizituara në këtë vit”.

Gashi përmendi si të arritur të suksesshme krijimin e inspektoriatit të trashëgimisë kulturore me qëllim të parandalimit të dëmtimit të trashëgimisë kulturore, raporton EO.

“Si një e arritur e madhe konsiderohet themelimi i fondit rinor që ka mbështetur qindra projekte rinore në 2018, ndërtimi i qendrave rinore në Pejë e Vushtrri janë dy të arritje të mëdha në infrastrukturën rinore”, tha ai.

Gashi tha se në sport pos sukseseve që kanë qenë, vdekja e Fadil Vokrrit ka lënë një zbërazti në fushën e sportit.

“Humbja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri që ka lënë zhbrasti të mëdha në futboll por edhe sportin në përgjithësi.

“Buxheti i ministrisë është realizuar për 98.6% kjo ka qenë një ndër angazhimet më të mëdha, madje si ministri dua të falënderoj secilin anëtar të kabinetit dhe punëtorët që është bërë një arritje rekord që 18 vite”, tha ai.

Gashi tha se zhvendosja e një pjese të stafit të kulturës për në Komunën e Prizrenit nuk ka ndodhur ende për shkak se komuna nuk kishte arritur me kohë të ofronte objektin.

Ndërsa tani është duke u bërë renovimi i objektit dhe sipas tij, zhvendosja e ministrisë në Prizren do të ndodh në mesin e muajit janar të vitit 2019 ku do të mbahet një ceremoni dhe do ketë personalitete të ftuara.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2068435736549315/

Të ngjashme