Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka mbajtur konferencë për medie, ku ka prezantuar vendimet për caktimin e vlerës financiare të pikëve për kategorizimin e sporteve, trajnerëve dhe sportistëve.
Aty Gashi tha njoftoi se në buxhetin për federatat ta rrisin për 100 për qind, raporton Ekonomia Online.
“Me dy vendimet e mija si ministër sa i përket vlera financiare për kategorizimin e sportit. Që nga ana ime në ministri ka qenë një përkushtim jashtëzakonisht të mbështesim fuqishëm sportin në Kosovë”.
“Ne kemi vendos që në buxhetin për federatat ta rrisim për 100 për qind. Dy vendimet që i kam nënshkruar sot janë kësisoj: Caktohet vlera financiare për montimin e sporteve individuale në 4 kategori. Federata që merret me sporte individuale kanë vlerën e 2000 mijë euro. Te kategorizimi i sportistëve dhe trajnerëve ka një rritje të mirë, vlera e pikës në 150 euro”.
Sipas Gashit të gjitha këto rritje kanë pasur objektiv që Kosova të jetë më e pranishme në garat ndërkombëtare.
“Të gjitha këto rritje që kanë ndodhë, kanë një objektiv të vetme që Kosova të jetë sa më e pranishme në garat ndërkombëtare”.
“Ajo që vlen të theksohet është theksi te rritja e mbështetjeve për federatat nga koha kur kemi ardhur në këtë ministri në vitin 2017 ka qenë rreth 1 milion e 400 euro derisa tash e kemi rritë në 2 milionë e 500 euro”.
“Ndërsa për vitin 2019 rritja pritet të bëhet në 2 milionë e 800 mijë euro. Kjo ka ndodhë në bazë të arriturave që kanë ardhur në sport”.
Gashi premtoi se tashmë asnjë sportist individual kosovar nuk do ketë nevojë të përfaqësojë shtetet e tjera, raporton EO.
“Ajo që është shumë me rëndësi është se asnjë sportist individual nuk do ketë nevojën të përfaqësojë shtetet tjera në garat ndërkombëtare”.
“Kemi një rritje të 100 për qind të buxhetit vetëm në periudhën sa jemi duke e drejtuar këtë ministri”.