Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi nuk ka raportuar në komisioni për Arsim në kuvendin e Kosovës.
Edhe pse ministri erdhi i pari në sallën ku do të mbahej mbledhja, aty munguan deputetët, anëtarë të këtij, komisioni, raporton Ekonomia Online.
Përderisa Kuvendi ka miratuar një varg projektligjesh që janë nën kompetencën e kësaj ministrie.
- Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, me 56 vota pro, 9 abstenime;
- Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kinematografinë, me 55 vota pro, 9 abstenime;
- Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, me 53 vota pro, 9 abstenime;
- Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bibliotekat, me 53 vota pro, 9 abstenime;
- Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, me 54 vota pro, 9 abstenime dhe
- Projektligji nr.06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport, me 52 vota pro, 10 abstenime.