Gashi: Strategjia e Kulturës të përfshijë konsultime të të gjithë akterëve

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka takuar grupin punues për Strategjinë e Kulturës, cili do të jetë një dokument i ri strategji gjithëpërfshirës për këtë fushë.

Në grupin punues të përpilimit të këtij dokumenti strategjik për fushën e kulturës do të ketë të përfshirë përfaqësues të organizatave qendrore të kulturës, të nivelit lokal, ekspertë të fushës dhe nga shoqëria civile. Gjithashtu, në faza të ndryshme të procesit do të konsultohen edhe ekspertë ndërkombëtarë.

Ministri Gashi u ofroi përkrahjen e plotë të MKRS-së grupit punues. Ministri u shpreh se strategjia e cila do të hartohet, të jetë dokument që orienton për vlera të mirëfillta krijuese e kulturore, me objektiva të arritshme dhe të qarta.

“Kultura është një fushë e gjerë dhe ka rëndësinë e pazëvendësueshme në shoqëri. Si ministri do të kemi kujdes të veçantë dhe do të përpiqemi që buxheti për kulturë të rritet edhe më shumë sepse përmes fushës së kulturës mbahet lart shpresa në shoqëri dhe krijohet një imazh edhe për Kosovën brenda dhe jashtë saj”, është shprehur mes tjerash ministri Gashi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme