Takova disa të rinj të grupit “Marakli t’kerreve” me të cilët diskutova për projektin: “Ndërtimi i shtegut të garave automobilistike”
Ndërtimi i shtegut të garave Sllallom dhe Drag, si pistë e parë e garimit në Ballkan me të gjitha standardet, me mundësi të hapjes që Qendrës së trajnimit dhe përfshirje të komunitetit është një projekt serioz, për të cilin u zotova se do të fillojmë procedurat për ta jetësuar duke pasur parasysh rëndësinë e garave automobilistike.
Si Ministër i Sportit jam angazhuar në projekte të qëndrueshme, të cilat krijojnë hapësirë që të rinjtë të punojnë dhe jetojnë në Kosovë, një i tillë do të jetë edhe projekti i pistës së garave i cili po ashtu ndikon në masivizimin e sporteve.