Gashi takon komandantin e KFOR-it, gjendja e sigurisë vlerësohet e qetë dhe stabile

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 17:56 | Nga

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka pritur në takim të rregullt komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate për medie nga MPB, të dy bashkëbiseduesit diskutuan për gjendjen e sigurisë në vend dhe përgjatë kufinjve të tij. Në takim u vlerësua se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile.

Me këtë rast, u tha se komunikimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se duhet të punohet edhe më shumë që të përparohet ky komunikim.

Ministri Gashi e falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e dhënë për institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës dhe për gjithë qytetarët e saj.

Të ngjashme