Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim kryetarin e komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.
Në këtë takim u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë në komunën e Obiliqit, me ç’rast ministri Gashi i ofroi mbështetjen e plotë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në anën tjetër, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi bëri të ditur se gjendja e sigurisë në komunën që ai drejton është e qetë dhe stabile dhe se nuk ka ndonjë shqetësim të theksuar në këtë aspekt.
Që të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se është shumë e rëndësishme që të ketë bashkëpunim të ngushtë në mes të nivelit lokal dhe atij qendror, në mënyrë që qytetarët e vendit të ndjehen të sigurt.
Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile në komunën e Obiliqit, veçanërisht sa i përket inspektimit të punimeve të objektit të ri të Qendrës për Pajisje me Dokumente, Qendrës për Regjistrim të Automjeteve dhe Gjendjes Civile, i cili është në përfundim e sipër.