Gashi: Tash qytetarët do t’ua paguajnë rrymën edhe korporatave që përfitojnë maksimalisht prej tyre

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Astrit Gashi, thotë se me propozimin e ZRrE-së për shtrenjëtim të rrymës që s’do të zbatohet ndaj korporatave do ta paguajë shtresa e mesme e qytetarëve, raporton Gazeta Express.

Gashi ka shkruar se për ZRrE-në dhe Qeverinë është njëjtë si një kompani prodhuese si një bankë gllabëruese.

“Me propozimin e ZRRE dhe vendimin e qeverise, amviseria dhe qeveria do te ja u paguaj shtrenjtimin e rrymes edhe bankave dhe bizneseve te tjera sherbyese e te medha pra korporatave qe edhe ashtu perfitojne maskimalisht nga qytetaret.Nuk ka asnje ndarje me prodhimin i cili do te duhej te stimulohej edhe ne fature te energjise. Njejte eshte per ZRRE dhe Qeverine si nje kompani prodhuese si nje banke gllaberuese me kamata!Tash ketyre gllaberuesve shtrenjtimin e rrymes ja u paguan shtresa e mesme e qytetareve”, ka shkruar Gashi.

Të ngjashme