Kryetari i Obiliqit dhe kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi beson se LDK-ja do të dal fituese në këto zgjedhje, prandaj edhe vlerëson se Obiliqi do të shënojë progres në shumë fusha, raporton Ekonomia Online.
“Në komunën tonë është një transformim mund të them 100 për qind sa i përket çështjes zhvillimore, janë realizuar shumë projekte që janë në të mirë të komunitetit. Tani Obiliqi është krejt ndryshe për dallim nga e kaluara. Është mandati im i tretë edhe vazhdojmë të punojmë bashkë me qytetarët”, tha ai.
Ai beson se LDK-ja do të dal subjekti i parë në këto zgjedhje.
“Një ndër takimet për ndryshimin ka qenë edhe në Obiliq. Është interesim i madh i qytetarëve për ndryshimin. Unë e shoh LDK- në që do të jetë subjekti i parë në këto zgjedhje dhe garojmë te jemi të parët”, thotë Gashi.
Obiliqi, sipas tij do të jetë pjesë e ndryshimit, pasi ai konsideron se LDK-ja është i vetmi subjekt që ka paraqitur një program të kompletuar.
“Në Obiliq ka pasur interesim të madh të njerëzve që të marrin pjesë në shpalosjen e programit nga kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, dhe besoj që Obiliqi do të jetë pjesë e ndryshimit. LDK është i vetmi subjekt që ka paraqitur një program të kompletuar. Gjithsej janë 120 projekte që do të implementohen në 4 vjeçarin e qeverisjes së LDK-së në krye me Lumir Abdixhikun”, ka thënë Gashi.
Ai thekson se Obiliqi ka nevojë të investohet në aspektin ambiental. Prandaj, ai thotë se kjo e bënë që të marr obligime në këtë drejtim.
“Unë do të jem në shërbim të qytetarëve dhe besoj që me ardhjen e LDK-ë në pushtet do të ketë shumë çështje në të mirë të qytetarëve për shkak të programit që ka LDK-ja. Obiliqi ka nevojë të investohet në aspektin ambiental dhe kjo më bënë të marr obligime në këtë drejtim”.
“Po LDK- ja do ta mund LVV, në këto zgjedhje. Duke i parë zhvillimet që janë duke ndodhur ne Kosovë, zhgënjimin me qeverisjen aktuale prandaj një listë që është duke e përpiluar LDK e që është shpresëdhënëse kjo na bënë që të ndihemi mirë dhe të besojmë në fitoren e LDK duke e parë edhe mbështetja që po vjen nga qytetaret e Kosovës”, ka thënë Gashi.