Avokati Tomë Gashi ka thënë se për 1293 ditë është fshehur vrasja e aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Deharit.
Gashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se kanë kaluar 201 kur PSRK-ja nuk ka marrë kompetenca për rastin e Deharit.
Ai ka kërkuar që të përshoejtohen hetimet dhe të identifikojë vrasësit, shtytësit në vrasje dhe ata të cilët e fshehën vrasjen për 1293 ditë.
Postimi i plotë:
Kanë kaluar 1293 ditë ( 3 vite e 6 muaj dhe 16 ditë) nga vrasja e aktivistit të Lëvizjës VETËVENDOSJE!, dhe më shumë se 201 ditë prej kur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK)ka marrë në kompetenc rastin e vrasjës së Astrit Deharit.
PSRK duhet të përshpejtoj hetimet dhe të identifikojë vrasësit, shtytësit në vrasje dhe ata të cilët e fshehen vrasjen për 1293 ditë!