Gashi: Vërshimet, pasojë e mungesës së ekspertëve gjatë hartimit të planeve urbanistike

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 21:16 | Nga Ekonomia Online

Mustafë Gashi, udhëheqës i Qendrës Operative pranë Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, vlerëson se menaxhimi i vërshimeve është proces shumë kompleks, porse sipas tij, ato mund të ndalohen deri në një masë.

Gashi i ftuar në emisionin Desku në KTV, në debatin lidhur me vërshimet e fundit në Kosovë, tha se duhet të fillohet qysh tash me një planifikim të mirëfilltë urbanistik

“Aktualisht, në shumicën e rasteve kur të bëhen planet urbanistike mungon eksperti i menaxhimit të emergjencave, që është personi që punon në kuadër të komunës, por nuk përfillet, ky është realiteti. Pse duhet me qenë prezent ai, sepse ai e ka hartën e rreziqeve të komunës së tij dhe ai e di shumë mirë se ku mund të ndërtohet e ku jo, tregon në kuptimin e rrezikshmërisë së tokës, bën apo nuk bën. Nëse ndërtojmë këtu, duhet t’i aplikojmë këto masa, dhe natyrisht masat i përcakton eksperti, gjithçka është e rregulluar në kuptimin e normave ligjore”, ka thënë Gashi.

Ai ka kritikuar institucionet lokale e qendrore për mungesë të planit në shumëçka, përfshirë edhe në ndërtimin e kanalizimeve.

“Për shembull, nivelin e kanalizimeve ne kryeqytet e ki të tillë që nuk mund të përballojë vërshimet si kjo, nuk ka kapacitete. Ndërtohet vend e pavend. Nëse e marrin shembull lumin Sitnica, historikisht dihet që Sitnica vërshon, del nga shtrati dhe nëse nuk intervenon shteti, në kuptimin e përgjithshëm që të caktohen kufijtë e fundit deri ku mund të ndërtohet, atëherë është vështirë”, shtoi Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme