Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka thënë se koalicionin me LVV’në e ka shkatërruar etja për pushtet e partisë së Albin Kurtit.
Ai ka thënë se mënyra se si deputetët komunikojnë në Kuvend duhet të jetë në funksion të shtetit.
“Ju kam kërkuar sa herë e ju kërkoj edhe sot, mënyra se si komunikojmë me njeri tjetrin duhet të jetë në funksion në shtetit, të dashur kolegë të LVV’së, sot po diskutojmë një çështje delikate. Ne sot dhe gjithmonë duhet të jemi korrekt, kur bëhet fjalë për territorin, për sekretin shtetëror, për interesin nacional”, ka thënë ai.
“Shteti dhe pushteti janë të rëndësishme por mbi të gjitha shteti ato që i deklaroni mos i deklaroni në funksion të pushtetit, por të shtetit”, shtoi Gashi.
Shefi i deputetëve të LDK’së, ka thënë se LVV’ja e ka shkatërruar bashkëpunimin mes dy partive, për shkak të etjes për pushtet.
“Batutat që po mundoheni ti ndërtoni, legjitimitet pa legjitimitet, legjitimiteti është Kuvendi, kështu qeveriset, derisa nuk e kuptoni se kështu qeveriset do të keni problem me bashkëpunu, ju kemi zgjatë dorën e bashkëpunimit, për 50 ditë e shkatërruat pa nevojë, nga etja për pushtet absolut, nga frika për vendimmarrje një mos sinkron i këtyre gjërave”, ka thënë ai