Gastronomët kërkojnë nga Qeveria Kurti që vendimet të merren në koordinim, në të kundërtën do të protestojnë

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 14:56 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kritikon paralajmërimet për ashpërsim të masave, duke thënë se është e padrejtë pasi vet partia udhëheqëse e qeverisë ka shkelur masat gjatë kohës së fushatës elektorale. Kjo shoqatë paralajmëron protesta në rast të një mbyllje totale, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Arian Vranica nga kjo shoqatë, tha që para formimit të institucioneve, kanë pasur takime me përfaqësues të LVV-së, ku presin që bashkëpunimi të jetë transparent dhe që vendimet të merren në koordinim edhe me këtë sektor.

“Para prezantimit ofertues nga ana e shoqatës tonë, për Qeverinë e Kosovës, po kthehemi me datën 8 shkurt ku kemi realizuar në zyret tona takime me përfaqësuesit e LVV, dhe një prej pikave që janë diskutuar ka qenë edhe bashkëpunimi në vendimet e ardhshme që mund të prekin interesat e sektorit të gastronomisë, kjo ka të bëjë me masat ekonomike dhe mos përhapjen e Covid-19. Dhe krejt kjo nuk është në rregull me paralajmërimete njëanshme ku thirren për ashpërsim të masave, e kuptojmë shumë mirë gjendjen me pandeminë por duhet të kemi parasysh që edhe ata nuk patën kujdes gjatë kohës së fushatave”, përfundoi Vranica.

Arian Vranica, ka thënë që nëse sërish shkohet në një mbyllje totale në nivel vendi, do të dëmtohet ky sektori i gastronomisë.

Tutje, Vranica thotë se qasja e njëanshme nga qeveria nuk mund të arrijë tek një marrje e vendimit të saktë.

“Natyrisht që do të na dëmtonte shumë duke marrë parasysh edhe mos ekulibrititetin e pakove që janë marrë gjatë pandemisë, dhe nuk janë zbatuar në tërësi, siç është pakoja prej 290 eurove për puntorët tek bizneset të cilat ndahen, pra nuk kemi përmbushje të aspektit ligjor nga vendimet që janë marrë, dhe nga kjo qasje e njëanshme e Qeverisë nuk mund të arrijnë tek një marrje e vendimit të saktë në kuptim të mos krijimit të pasojave pastaj edhe më të rënda nëpër sektorë të ndryshëm, në kuadër të ekonomisë së përgjithshme”, tha ai.

Vranica thekson që kanë uruar qeverinë e re, duke vënë në pah që duan bashkëpunim dhe komunikim me ta, dhe në rast që ndodh mbyllja të kenë mbështetjen e tyre dhe mos të ketë qasje të njëanshme.

“Ne kemi uruar Qeverisë së re dhe kryeministrit detyrën e re, dhe duke shpresuar që të mos përsëriten referencat e dikurshme dhe vendimet të merren në mënyrë të njëanshme. Duhet të kemi qasje më të kujdesshme për veprimet tutje sepse jemi shumë të revoltuar dhe nuk kemi preferenca për asnjë subjekt politik, dhe nëse do ketë prapë një qasje të tillë do përdorim format tona pa përjashtuar këtu edhe protestat”, u shpreh tutje Vranica

11 mijë është numri i punëtorëve që kanë humbur punën, sipas Vranicës i cili tregon që kjo është një humbje e madhe dhe dëmet që janë shkaktuar në këtë sektor që nuk kanë arritur t’i mbulojnë as 3 milionshi i pakos që është ndarë nga qeveria.

Ai këtë pako e quan qesharake.

“Ne kemi  pasur një hulumtim, dhe ka pasur dinamikë edhe të shëndetit ekonomik dhe atij publik. Në të dhënat e fundit del që tre mujorin e dytë kemi pasur rënie prej 64%, pra diku rreth 20 milionë humbje të shkaktuar në sektorin e gastronomisë, tani i kemi edhe vlerësimin e pakove që janë ndarë për rimëkëmbje, ku është ndarë një 3 milionë qesharak dhe nuk afrohet me humbjen që kemi pasur. Po ashtu dëme ka pasur edhe në tregun e punës, ku nga të dhënat publike nga 363 mijë punëtorë, i bie që ka pasur rënie rreth 11 mijë puntorë që kanë humbur punën”, deklaroi ai.

Të ngjashme