Shoqata e Gastronomëve kërkon drejtësi për incidentin e së premtes në DUPLEX

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës përmes një komunikate për medie thotë se solidarizohet me rastin e së premtes në DUPLEX, ku fatmirësisht nuk pati viktima në përleshjen që ndodhi.

Ata i kanë bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që ta kryejnë punën e vet në lidhje me këtë rast dhe të gjitha rastet e tjera duke u bazuar në fakte.

Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës i kanë bërë lutje publike Policisë së Kosovës, që t’u japin qasje në Policinë sekondare.

Komunikata e plotë:

Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës solodarizohet me rastin e së premtës në DUPLEX. Fatmirësisht, rast i cili nuk rezultoi me viktima, por fatkeqësisht rast i cili po kalon në traditë, ku dashakeqësit po tentojnë me çdo kusht të shkatërrojnë Alltarin e Prishtinës (jetën e natës dhe makiaton e mirë).

I bëjmë thirrje publike dhe lusim Drejtësinë e Kosovës që ta kryej punën e vet në lidhje me këtë rast dhe të gjitha rastet e tjera duke u bazuar në fakte, drejt dhe mirë.

E drejtë e secilit biznes në gjithë botën është të zgjedh klientelen e vet, por jeta e natës edhe pse në dukje mund të jetë e lehtë, në esencë është shumë më e vështirë për t’u zhvilluar dhe kërkon shumë më shumë angazhim dhe kujdes se cilido biznes i ditës (përveq atyre që i kemi të përbashkëta si manaxhimi i puntorëve, marketingu, furnizimi, kontrolli, qiraja, numri i konsiderueshëm i klienteve, ka edhe kujdesin ndaj konsumit të alkoolit, eskalimi i alkoolit në raste specifike, sigurimi etj.) Jami më se të sigurit se cilindo musafir që e sjellni në Kosovën tonë, në fund të ditës ja leni si dezert kafiteritë dhe klubet e natës.

Mos të lejojmë ta shkatrojmë këtë pasuri të krijuar nga vetë bizneset! Mos të krenohemi me huliganë që pengojnë këtë industri! Përkundrazi, të kërkojmë sa më shumë drejtësi!!! Mos të harrojmë që ne nuk kemi detin e Shqipërisë, por kemi dashamirësinë, nuk kemi plazhet e Malit të Zi, por kemi mikpritjen dhe bujarinë, nuk kemi infrastrukturën e Shteteve të Evropës, por kemi faktorin njeri (dijmë të respektojmë musafirin), nuk jemi gastronom me kulturë të lashtë, por jemi mikpritës me traditë, mos lejoni që ta shkatërrojmë këtë potencial të krijuar për tërheqjen e turistëve drejt Kosovës, mos lejoni ti’a prishim imazhin Prishtinës dhe Kosovës! Ne jemi gastronomët e Prishtinës që i rrijmë krah për krah njëri tjetrit dhe sot të gjithë jemi Duplex.

Ne, Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës, i bëjmë lutje publike Policisë së Kosovës, që të na japë qasje në Policinë sekondare, i bëjmë ftesë publike Policisë së Kosovës për bashkëpunim, prokurorisë të inicojë rastin dhe gjykatës të japë denimin e merituar!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme