Gastronomët protestojnë pas festave – Vranica: Vendimet e Qeverisë po na falimentojnë

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 15:15 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica për Ekonomia Online tha se rikthimi i TVSh-së në 18% është përkeqësim i gjendjes ekonomike për këtë sektorë.

Vranica sqaroi se e kanë paralajmëruar edhe institucione që nëse kjo masë nuk mbetet në fuqi do të protestojnë pas festave të fundvitit.

Sipas tij, kërkesat e tyre janë shumë elementare dhe janë të përballueshme për institucionet.

“Një regres dhe jo një ringjallje ekonomike ashtu siç na ka premtuar kjo Qeveri sepse praktikisht menaxhimi me pandemi ka me vazhduar edhe vitin e ardhëm nuk ka qenë një lloj kurioziteti kjo punë, ka qenë e ditur. Problemet do të vazhdojnë sepse kemi edhe probleme të tjera që janë rritjet e çmimeve, kemi rreth 2 000 biznese më pak në gastronomi nëse e krahasojmë me vitin 2019 dhe vetëm që po vështirësohen gjendja ekonomike”.

“Pas festave se tani nuk kemi mundësi me u mbledh si shoqatë edhe si këshill drejtues, po shpresojmë që nuk ka me pas nevojë. Po i bëjmë edhe protestat, po i dërgojmë sinjale Qeverisë së Kosovës që me pas parasysh gjendjen ekonomike të bizneseve tona. Nuk po lypim diçka ekstra të cilat nuk i kanë bë diku tjetër”.

Ai konsideron se Qeveria nuk ka bërë strategji për lehtësimin e gjendjes ekonomike në Kosovë. Madje sipas tij, me vendimet që po merren veç se po qojnë në falimentim të bizneseve.

“Ne i kemi paralajmëru edhe Ministrinë e Financave, Qeverinë e Kosovës edhe Ministrin e Shëndetësisë që kjo masë duhet të vazhdojë sepse  nuk po shpikim diçka të re, po marrim raste të cilat po i aplikon bota edhe Evropa. Për shembull e kemi Gjermaninë e cila përpos që e ka ul edhe e ka vazhduar TVSh-në në shitje e cila është edhe më e ulët se tek ne, ajo i’a ka kompensuar bizneseve edhe profitin e humbur”.

“Ne nuk po lypim me pas deri në ekstremitet, por lehtësimet më bazike duhet të që t’i marrin parasysh. Po kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë në raport me këtë pjesë  dhe nuk ka as strategji as vizion për lehtësimin e gjendjes ekonomike. Fatkeqësisht bizneset të cilat sapo filluan të këndellen po do me i imentuar me masa të tilla, ndërsa bizneset të cilat kanë qenë kontribut dhënëse e kanë qenë më stabile ato po i dëmton shumë”.

Në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ishte paraparë që të reduktohet norma e TVSh-së nga 18 në 8 për qind për hotelerinë dhe gastronominë gjatë vitit 2021.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/ekonomi/kthimi-i-tvsh-se-ne-18-sogojeva-paralajmeron-protesta-bizneset-jane-ne-gjendje-te-keqe/

Të ngjashme