Gastronomët paralajmërojnë protesta: Qeveria ka rënë në gjumë dimëror, masat të lirohen për festa

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 08:57 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas hyrjes në fuqi të masave të reja kundër pandemisë, Shoqata e Gastronomëve ka paralajmëruar protesta, krejt kjo pas pakënaqësive karshi vendimeve të Qeverisë.

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica në një intervistë për Ekonomia Online tha se do të mbajnë takim me Këshillin drejtues për të marrë vendim pas masva të vendosura nga ekzekutivi.

Ai tha se do të bëjnë presion te Qeveria për realizimin e kërkesave të tyre, sepse institucionet e vendit kanë rënë në gjumë dimëror.

Sipas tij, nëse gjendja vazhdon të jetë e qetë atëherë duhet të ketë lirim të masave sidmos në kohën e festave kur edhe vijnë bashkëatdhetarët, që ai i konsideron infuzion për ekonominë.

“Ne do të mbajmë takim me Këshillin drejtues të shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe t’i shqyrtojmë pozicionet tona në raport me këtë situatë. Propozimet që do të bëhen në raport me Qeverinë e Kosovës edhe në rast të mos përgjigjes e cila nuk po ndodh tash e një kohë të gjatë ku institucionet kanë rënë në gjumë dimëror”.

“Në rast se vazhdohet për pak ditë normalisht që do të diskutohet për organizimin e protestave. Ne tentojmë ta bëjmë presionin sa  më të madh. Ose do të ketë hapje në rast të mos mbështetjes së gastronomeve me që rast po afrohet edhe diaspora dhe mund të konsiderohet infuzioni mi i vetëm ekonomik në raport me sektorin e gastronomisë ose të bëhet mbulimi i disa shpenzimeve dhe të shtyhet TVSh në shtije në 8% siç është deri me 31 dhjetor të këtij viti”.

AI ka bërë të ditur se janë duke shqyrtuar mundësinë që të bëhen disa ndryshime ligjore sa i përket TVSh, e cila sipas tij duhet të shtyhet për vitin 2022.

 “Realisht ne jemi duke shqyrtuar disa veprime përpara. Jemi tu dashtë me të gjitha grupet parlamentare të kuvendit për me inicuar disa ndryshime ligjore për shembull TVSh në shitje të shtyhet për aq sat ë ketë pandemi së pakut edhe për një vit”.

“Duhet të bëhet një mbështetje financiare edhe për pronarët e klubeve të natës të sallave të dasmave si një lloj kompensimi i dëmit në raport me pronarët e lokaleve. Duhet të bëhet subvencionimi i punëtorëve për gjashtë muaj dhe duhet të shqyrtohet mbështetja në raport me subvencionimin e interesit të kredive të këtyre dy domeneve të cilat janë mbajtur të mbyllura për 19 muaj dhe nuk iu është siguruar asgjë në proporcion me atë mbyllje që e kanë bërë me këto dy domene për 19 muaj”.

“Normalisht që këtë situatë po e kundërshtojmë dhe në rast se nuk ka mundësi shteti i Kosovës për ti subvencionuar duhet mi hapë. Ne jemi duke i kundërshtuar dhe në rast se nuk gjendet zgjidhje ne do të mbajmë edhe protesta”, tha Vranica.

Sipas masave të reja anti-Covid, shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00, muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.

Të ngjashme