Shishe të verërave me flamujt të cilët e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, janë vendosur në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.
Poshtë flamujve është vendosur edhe shkrimi “Loading”.
Kjo është bërë në një ceremoni simbolike nga shoqata e Gastronomëve të Prishtinës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se i falënderojnë shtetet që kanë njohur Kosovën.
“Faleminderit gjithë shoqatës së Gastronomve , që ky është një gjest më i mirë i juaji. Unë ju falënderoj dhe mund të ju them që edhe se në Kosovë nuk është jeta më e mirë ne e dimë qysh me festuar”, u shpreh Haradinaj.