Ka arritur në gati 340 mijë numri i njerëzve të infektuar me Coronavirus në botë, ndërsa i është afruar 15 mijëshit numri i viktimave.
Sipas të dhënave aktuale nga Qendra e Sistemeve për Shkencë dhe Inxhinieri në Universitetin “Johns Hopkins”, deri tash në botë janë infektuar 339 mijë e 259 njerëz. Si pasojë e Coronavirusit kanë vdekur janë 14 mijë e 706 persona.
Të dhënat tregojnë se numri i të shëruarve nga ky virus, deri tash, ka arritur në 98 mijë e 834.
Numri më i madh i vdekjeve mbetet në Itali. Deri tash 5476 persona kanë vdekur në këtë vend.
Në Itali janë regjistruar gati 60 mijë raste të infektimit. Kina mbetet vendi i dytë me më së shumti vdekje, 3153, edhe pse aty ka rënë ndjeshëm numri i rasteve të reja me infeksion.
Spanja ka shënuar po ashtu rritje të numrit të vdekjeve. Deri tash në Spanjë kanë vdekur 1772 njerëz.
Në Kosovë deri tash janë regjistruar si të infektuar 33 persona. Të dielën ka vdekur një person në Dumnicë të Podujevës.