Elseid Hysaj është një nga futbollistët që mund të largohet nga Lazio në afatin kalimtar të kësaj vere.
Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare mund të fillojë një aventurë të re në karrierën e tij, duke u transferuar në La Liga – transmeton Gazeta Express.
Sipas “Calciomercato”, është Valencia që ka shprehur interesim për Hysajn.
Trajneri te “Lakuriqët”, Gennaro Gattuso, thuhet se e sheh 28-vjeçarin si përforcim ideal.
Gattuso kishte punuar me shkodranin te Napoli.
Elseid Hysaj me Lazion ka kontratë deri më 30 qershor 2025, por largimi i tij ka shumë gjasa të ndodh këtë verë pasi ai duket se nuk ka bindur lacialët – aty ku u transferua në vitin e kaluar.
Bazuar në “Transfermarkt”, mbrojtësi i krahut të djathtë vlerësohet me 5 milionë euro në treg.