“Paraqitjet gjithnjë kanë qenë të mira, ne thjesht nuk arrinim t’i merrnim tre pikët. Paraqitja më e keqe ka qenë ajo e së enjtes kundër Olympiacosit, ka thënë Gattuso, përcjell “lajmi.net”.
“Kemi bërë gabime edhe me Chievon, duke ua dhuruar golin e tyre, por ne gjithmonë dëshirojmë ta kemi topin. Kjo skuadër s’ka qenë në krizë në këtë sezon, thjeshtë ka pasur vështirësi për t’i mbyllur ndeshjet me fitore”.
“Po shënon gola dhe kjo i duhet Milanit. Me Gonzalon në sulm jemi të sigurt”, ka përfunduar trajneri i Milanit.