Gattuso i mohon spekulimet: S’do të bëhem trajner i Newcastle Unitedit

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Pasi i mohoi lajmet se do ta marrë pozitën e trajnerit të Romës, trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, tha se as nuk do ta zëvendësojë Rafa Benintezin në pozitën e trajnerit të Newcastle Unitedit.

Këtë muaj, për ish-mesfushorin italian e tani trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuson, ishte thënë se do të emërohej në pozitën e trajnerit të Romës, por ai i kishte mohuar menjëherë këto spekulime.

Sot filluan spekulimet se trajneri italian do ta merrte rolin e drejtimit të skuadrës së Premierligës, Newcastle Unitedit. Mediat në Itali pretenduan se ai kishte mbajtur takim me agjentin Jorge Menges për ta diskutuar këtë mundësi.

Rafa Benitez ka arritur ta mbajë në Premierligës klubin anglez, mirëpo kontrata e tij me ta përfundon në fund të këtij sezoni. Por, edhe nëse Benitezi largohet nga Newcastle Unitedi, Gattuso thotë se nuk do ta zëvendësojë spanjollin.

“Ne shpesh takohemi me Mendesin. Më pëlqen ushqimi i mirë dhe më pëlqen të flasë për futboll. Newcastle? Spekulime të pavërteta. E përsëris, me Mendesin e kemi vetëm një shoqëri të mirë”, ka thënë Gattuso.

Mendesi është i lidhur ngushtë me Wolvesin, të cilëve u ndihmon të transferojnë futbollistë portugezë, si Ruben Neves dhe Joao Moutinhon.

Në anën tjetër, Milani është në rrezik ta humbë një vend në top katërshe të Serisë A, që rrjedhimisht do t’ia humbte edhe një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Kuqezinjtë e kanë fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme