E ardhmja e Gennaro Gattuso në Milan është e pasigurt dhe siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, trajneri i Rossonerëve është takuar me agjentin Jorge Mendes në një restorant të njohur në Milano.
Gazeta milaneze shton se agjenti portugez i paraqiti atij mundësinë e punësimit në Premier League dhe më saktësisht në Newcastle, të cilët po përballen me vështirësi të ndryshme në negociatat për rinovimin e kontratës së Rafa Benitez.
Duke folur për kontratat, Gattuso është i lidhur me Milanin me një marrëveshje deri në qershor 2021, por është gati të vlerësojë zgjidhje alternative për sezonin e ardhshëm, pavarësisht kualifikimit të Ligës së Kampionëve.
Trajneri gjithmonë e ka vënë klubin përpara çdo gjëje, por lidhja e tij me Leonardo gjithmonë ka qenë disi jo ideale.