Gattuso: U lëndova që më quajtën racist

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Stina e verës për Gennaro Gattuson nuk ka qenë e qetë, përkundrazi rezultoi e stuhishme dhe me lëkundje.

Për herë të parë pas disa sezonesh është pa skuadër, sepse një sërë ngjarjesh, që nuk lidhen drejtpërdrejt me futbollin, kanë bërë që Gattuso të jetë për momentin i papunë.

43-vjeçari firmosi me Fiorentinën, por pa kryer as stërvitjen e parë nënshkroi dirvorcin për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit, më pas në skenë doli Tottenhami, por aty ishin tifozët që iu vendosën kundër për shkak të një konflikti që Gatttuso pati dikur kur luante me Milanin me ish-ndihmëstrajnerin e Tottenhamit, Joe Jordan.

Tekniku kalabrez ka folur për herë të parë duke u shprehur i lënduar për mënyrën se si tifozët e “Spurs”-ave e kanë përshkruar atë si njeri.

“Nuk arrij ta kapërcej atë që ndodhi. Më kanë përshkruar si një njeri që nuk jam, duke më quajtur racist dhe homofob. Nuk pata mundësi të mbrohem ndaj akuzave që tifozët lëshonin në rrjetet sociale. Mënyra se si më kanë përshkruar më ka lënduar edhe më shumë se sa një humbje apo një shkarkim nga detyra. Rrjetet sociale janë të rrezikshme, por njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë, për këtë arsye unë dhe bashkëshortja ime nuk kemi asnjë profil askund, pse duhet t’u jap mundësinë njerëzve të më ofendojnë.”

Më pas, ish-trajner i Napolit nuk kërkoi të ndalej tek historia e çuditshme me Fiorentinën, ku u emërua në stol dhe pas pak javësh u largua.

“Nuk kam dëshirë të flas, madje është folur edhe shumë për atë situatë, nuk kam se çfarë të shtoj. Histori e mbyllur”.

Të ngjashme