Gatusso paralajmëron Silvan, duhet ta respektojë fanellën

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 19:29 | Nga

Sulmuesi portugez, Andre Silva u transferua gjatë verës së kaluar nga Porto te Milani për 38 milionë euro dhe cilësohej si përforcimi më i madhkuqezinjëve.

Por, kur kanë kaluar 4 muaj, ai nuk ka shënuar ende asnjë gol në Serie A.

Për paraqitjet e tij të dobëta ka folur edhe trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, i cili ka kërkuar nga Silva më shumë respekt për fanellën e klubit.

“Të gjithë i dimë aftësitë e tij. Me Portugalinë shënon gjithnjë, por kur luan me Milanin duhet të bëjë më shumë”, tha Gattuso për mediat italiane.

“Kush e vesh fanellën e Milanit, duhet ta respektojë atë”, përfundoi Gatusso.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme