Të paktën 19 palestinezë kanë vdekur nga uria në 24 orët e fundit në Gaza, sipas një zyrtari nga ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.
Dr. Khalil al-Daqran, zëdhënës i spitalit al-Aqsa në Deir al-Balah, i tha BBC-së se situata në spitalet e Gazës është bërë kritike.
“Nëntëmbëdhjetë persona, përfshirë fëmijë, kanë vdekur nga uria,” tha ai.
“Spitalet nuk janë më në gjendje të sigurojnë ushqim për pacientët apo stafin, shumë prej të cilëve fizikisht nuk janë më në gjendje të vazhdojnë punën për shkak të urisë ekstreme.”
Ai shtoi se edhe artikujt më bazikë, si qumështi për foshnja, nuk janë më të disponueshëm.
“Spitalet nuk mund të ofrojnë as një shishe qumësht për fëmijët që vuajnë nga uria, sepse të gjitha furnizimet me formulë foshnjash janë ezauruar nga tregu”, tha ai.