Pretendohet se një sulm me mortajë është kryer ndaj rajoneve të ndryshme të Izraelit në kufi me Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee në një deklaratë nga llogaria e tij zyrtare në Twitter tha se mëngjesin e sotëm me 25 plumba të mortajës nga Gaza janë sulmuar rajone të shumta të Izraelit dhe se shumica prej tyre janë penguar me sistemin e mbrojtjes kupola e hekurt.
Ndërsa në një deklaratë nga një burim tjetër të ushtrisë thuhet se përveç 25 plumbave të mortajës të shkrepura bashkarisht, janë kryer edhe dy sulme të ndara me mortajë dhe se këto kanë rënë në Kuvendin Rajonal Askalan.
Në lajmet në mediat izraelite thuhet se gjatë këtij mëngjesi në pika të shumta në afërsi të kufirit të Gazës është kryer sulm me raketë.
Ende nuk ka ndonjë deklaratë nga pala palestineze në lidhje me sulmet ndaj Izraelit.
Si rezultat i sulmeve ajrore të Izraelit ndaj disa qendrave të organizatave Hamas dhe Xhihadi Islamik në Gaza gjatë dy ditëve të fundit kanë rënë dëshmorë 4 palestinezë.