Gazeta e madhe gjermane publikon përgjimet të një grupi kriminal shqiptar

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot përgjimet e reja telefonike mes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt, pjesë e grupit kriminal të Avdylajve në Shijak.

Në audio dëgjohet teksa Avdylaj dhe Dako i thonë njëri-tjetrit “vëlla”.

Përgjimi

Astrit Avdylaj: A t’ka zonë gjumi mrom o vlla se ke taku Ramën dje keni nejt jeni knaq

Vangjush Dako: Hehe, ça bone?

Avdylaj: Ça bohet?

Dako: Mirë, mirë.

Avdylaj: Ka je vllai?

Dako: Dëgjo…

Avdylaj: Hë vlla

Dako: Thuji byrazerit unë po iki tani për në Ishëm, te ata çunat atje lart.

Avdylaj: Jo vlla tashi, se do ta lem içik më vonë se jam ktu me çunat unë.

Dako: Ku je ti?

Avdylaj: Te hipoteka tu prit Anin… do vij të të takoj ty drejtori, apo?

Dako: Janë ata Allat, janë aty?

Avdylaj: Po, Vath Alla osht ktu me mu direkt, e kam ktu live, përballë në tavolinë, po na ngjon tashi.

Dako: Epo mirë, takohemi në Durrës

Avdylaj; Jo! do takohemi atje. E kemi lon orarin atje vllai, maroi… do takohemi atje nga dreka sesbon, t’marojmë içik punë me Anin ktu, po presim Anin se po shkoj te bashkia vllai, po tpres vllai ktu te Hipopteka.

Dako: Mirë, mirë.

Avdylaj: Hajt, tdu fort vllai jot!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme